Fiorentina e ka siguruar finalen e Ligës së Konferencës pas barazimit të arritur të mërkurën mbrëma në Belgjikë.
Fiorentina barazoi 1:1 në udhëtim te Club Brugge në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së kësaj gare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra italiane avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 4:3, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 3:2.
Hans Vanaken në minutën e 20 shënoi për epërsinë e belgëve.
Por, pesë minuta para fundit, avancimin tutje Fiorentinas ia siguroi Lucas Beltran, që shënoi nga penalltia për 1:1.
Në Evropë, Fiorentina tani nuk di për humbje në 13 ndeshje, ndërsa tani do të luajë në finalen e garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Finalja do të luhet më 29 maj në stadiumin e AEK-ut të Athinës, që ka kapacitet prej afro 33 mijë ulëseve.
Në finale, Fiorentina e pret fituesin e duelit mes Olympiacosit dhe Aston Villas që zhvillohet të enjten mbrëma në orën 21:00.