Tifozi i West Hamit, "Knollsy", siç njihet nga miqtë e tij, e ka shkruar veten në librat e historisë së klubit. Ai është bërë disi një hero kulti brenda komunitetit të futbollit pasi luftoi një numër të madh të tifozëve agresivë të klubit holandezë AZ Alkmaar pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Konferencës së UEFA-s mes dy palëve.
Huliganët nuk mund ta pranonin humbjen 0-1 dhe ata mllefin e tentuan ta shfrynin në një mënyrë tjetër duke shkuar në pjesën e tribunës ku ishin ulur miqtë dhe familjarët e lojtarëve gjatë lojës.
Ishte një sulm ndaj atyre më të cenuarve dhe po të mos kishte qenë për veprimin e Knollsyt, pasojat mund të ishin më të mëdha.
Pamjet në video tregojnë tifozin duke luftuar, një nga një, të paktën njëqind huliganë të palës holandeze, të cilët ishin të gjithë të veshur me të zeza.
Pavarësisht përpjekjeve të holandezëve, ata nuk mundën të kalonin një 'Knollsy' të "palëvizshëm", i cili qëndroi i palëkundur kundër valës së zezë.
West Ham fan "Knollsy" protecting the family stand and fending off AZ ultras
— West Ham Central (@WestHam_Central) May 19, 2023
pic.twitter.com/C7XoXlxBBa
Vetëm një burrë tjetër shihet në video teksa i ndihmonte. Mijëra tifozë të futbollit në Twitter kanë shkruar për të shprehur admirimin e tyre për guximin e këtij njeriu. Lojtarët e West Hamit u panë teksa vrapuan t’i ndihmonin, madje u përleshën edhe me punëtorët e sigurisë në stadium.
VIDEO kur lojtarët bashkëngjiten në përleshje:
Edhe
AZ Alkmaari dënon 43 tifozë
Paqueta, Downes and Benny scrapping pic.twitter.com/F9QQzYiSDB
— COYIrons (@COYIronscom) May 18, 2023
West Ham u kualifikua në finalen e Ligës së Konferencës ku do të përballet me klubin italian, Fiorentina.
Video nga një kënd tjetër:
Absolutely incredible scenes at full time, as AZ Alkmaar “fans” stormed the hospitality section where players’ friends and family were, with even players become involved in the brawls pic.twitter.com/uSpCPC66Ll
— Andy Robinson (@AndyPlaytonic) May 18, 2023