Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nga zëvendësimi pas 17 minutash te hero i fitores, Kinsky shpëton Tottenhamin në fund

Antonin Kinsky

Antonin Kinsky ka bërë një superpritje në fund të ndeshjes, duke i siguruar Tottenhamit tre pikë në udhëtimin te Wolvesi, një muaj e gjysmë nga paraqitja ndaj Atleticos ku portieri çek u zëvendësua pas 17 minutash lojë.

Tottenami po lufton për mbijetesë dhe arriti fitore të vështirë 1:0 në udhëtim te Wolvesi, që tashmë është i rënë në Championship.

Mesfushori portugez Joao Palhinha shënoi në minutën e 82-të.

Më pas në minutat shtesë, portieri Kinsky bëri një pritje spektakolare pas goditjes nga gjuajtja e lirë të mesfushorit të Wolvesit, Joao Gomes.

VIDEO:

Paraqitja e 23-vjeçarit ndodh një muaj e gjysmë pasi në ndeshjen ku Tottenhami u eliminua nga Atletico, e vlefshme për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, Kinsky pati paraqitje katastrofike. U zëvendësua pas 17 minutash pasi gaboi në tre golat që Atletico i shënoi në minutat 6’ 14’ dhe 15’.

Edhe Reagime të shumta pas zëvendësimit të portierit të ri në minutën e 17-të Futboll Reagime të shumta pas zëvendësimit të portierit të ri në minutën e 17-të

Pavarësisht fitores, Tottenhami mbetet në vendin e 18-të, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë.

Megjithatë, i është afruar West Hamit në dy pikë. West Hami është i 17-të me 34 pikë, në pozitën e fundit që siguron mbijetesën.