Tifozi i West Ham Unitedit, Chriss Knoll, është përjetësuar me një figurë pas rrahjes që pati javën e kaluar me tifozët e AZ Alkmaarit.
u bë hero brenda natës pasi refuzoi t’i linte të kalonin ultrasët e skuadrës holandeze drejt vendeve ku ishin të vendosur tifozët anglezë. Ishte ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, mes AZ Alkmaarit dhe West Hamit javën e kaluar.
Në shkallët e stadiumit ku West Hami e siguroi finalen, pati edhe familjarë të futbollistëve, por edhe fëmijë.
Babai i katër fëmijëve që tani ka marrë nofkën “Engjëlli i Alkmaarit” për trimërinë që ka shfaqur, është kthyer në figurë, e cila mund të blihet.
Por, ajo figurë kap shifrën e 425 eurove.
Deri tani ka pasur 41 kërkesa për blerjen e figurës së tifozit që është shpallur hero.
-
Tifozi heroik anglez lufton i vetëm me pothuajse 100 holandezë
-
Fanella e Harry Kane shitet për 55 mijë euro
-
Mbrojtësi i Hullit shpëton për mrekulli pas aksidentit të rëndë
-
Lojtarët e Anglisë dhurojnë bonuset e tyre për bamirësi
-
Shiti unazën me diamant të babait të ndjerë për të parë finalen e Villas