Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lojtarët e Anglisë dhurojnë bonuset e tyre për bamirësi

anglia

Anglia ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2:1 ndaj Norvegjisë. Dy golat e Jude Bellinghamit ishin vendimtarë në fitoren e Anglisë. 

Vazhdimi në turne u sjell lojtarëve përftime financiare, pasi ata marrin bonus për çdo ndeshje që luajnë për Anglinë. 

“Megjithatë, që nga viti 2007, lojtarët kanë zgjedhur të dhurojnë 100 % bonuset e tyre për ‘Fondacionin e Futbollistëve të Anglisë’, i cili i përdor fondet për kauza bamirësie”, raporton “Mundo Deportivo” të hënën.

19 vjet nga tradita e nisur nga futbollistët si David Beckham, Gary Neville, Steven Gerrard dhe John Terry, ajo mbetet e fortë dhe çdo gjeneratë e ka vazhduar. 

Është mësuar se lojtarët anglezë kanë dhuruar gati 20 milionë euro për bamirësi gjatë viteve.

Edhe Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham Botërori 2026 1 d. më parë Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Vlera e bonusit për lojtarët e Anglisë është afërsisht 2.400 euro për ndeshje.

Megjithatë, në Angli, të luash për vendin konsiderohet nder e jo përfitim. Dhe kjo i shtyu lojtarët të marrin vendimin për t’i dhuruar për bamirësi bonuset e tyre.