Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj vazhdon formën e lartë në miqësore

Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë në ndeshjet miqësore, që janë përgatitje për edicionin e ri.

Avdijaj me skuadrën e Zuerichut ka shënuar katër gola në tri ndeshje testuese. Sulmuesi kosovar të enjten shënoi sërish në fitoren 5:1 të Zuerichut përballë Schaffhausenit.

Ai në minutën e 57-të e shënoi golin për 3:1. Në edicionin e kaluar, Avdijaj ishte i huazuar te skuadra e Hartbergut në Austri.

Për Zuerichun ishte fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura.