Donis Avdijaj ka shkëlqyer te skuadra e Zuerichut. Ai shënoi dy gola në fitoren e Zurichut në miqësoren ndaj Rapperswilit zviceran.
Zuerichu fitoi 4:2, ndërsa Avdijaj shënoi golin e dytë në minutën e 17-të dhe të tretin në minutën e 58-të.
Sulmuesi 26-vjeçar është kthyer te Zuerichu pas huazimit gjashtëmujor te skuadra austriake, Hartberg.