Mesfushori i Schalkes, Donis Avdijaj, i cili debutoi në ndeshjen e sotme në fanellën e Kosovës është shprehur i zhgënjyer me faktin që e nisi me humbje, por ka shpresa të mëdha për suksese në të ardhmen me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Çdo herë kënaqësia është e madhe kur luan për shtetin tënd. Është keq që humbëm. Askush nuk ka dëshirë të debutoj me humbje, por i kemi ndeshjet e tjera dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Ne e kemi udhëhequr lojën dhe ishim dominues gjatë tërë ndeshjes, por Islanda në ato dy raste që iu dhanë na ndëshkoi. Është e qartë se na duhet pak kohë sepse jemi ekip i ri. Sonte startuam me dy lojtarë të ri, e më pas u inkuadrova edhe unë që do të thotë ishim tre lojtarë që u paraqitëm për herë të parë. Jemi në rrugë të mirë vetëm duhet të kemi durim, sepse ditët e mira do të vijnë”, ka theksuar Avdijaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo