Lojtarët e Augsburgut kanë marrë më së shumti kartonë në edicionin e kaluar të Bundesligës gjermane.
Mediumi gjerman “Kicker” ka bërë një analizë të ekipeve më “fair-play”, por në mesin e më të mirave në këtë statistikë nuk është Augsburgu, ekipi ku u paraqitën futbollistët shqiptarë, Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj.
Skuadra e Augsburgut është ndëshkuar 92 herë me kartonë të verdhë, në dy raste kanë marrë kartonë të verdhë e më pas të kuq, ndërsa tre të kuq u dhanë direkt nga gjyqtarët për lojtarët e këtij ekipi.
Tetë kartonë të verdhë ka marrë vetëm Berisha, që edicionin e mbylli me 10-të gola të shënuar e katër asistime. Një të kuq pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë e pati në duelin e xhiros së tetë, kundër Schalkes.
Gjashtë të verdhë ka marrë Rexhbeçaj.
Edhe
Rexhbeçaj me Augsburgun e nisin me fitore sezonin e ri
Rexhbeçaj në edicionin e kaluar e pati vetëm një asistim në Kupën e Gjermanisë.
Ekipi më “fair-play” i edicionit në Bundesligë ishte kampioni Bayern Munichu, që pati 45 kartonë të verdhë e një karton të kuq.