Augsburgu ka shënuar fitore të rëndësishme në Bundesligë. Të premten mbrëma, Augsburgu fitoi 1:0 ndaj Hoffenheimit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të kampionatit gjerman.
Mërgim Berisha startoi në sulm tek Augsburgu, ndërsa Elvis Rexhbeçaj në mesin e fushës. Berisha u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive, ndërsa të dy lëshuan fushën në minutat e fundit.
Fredrik Jensen shënoi golin e fitores në minutën e 88-të.
Me fitore, Augsburgu ka bërë shkëputje nga zona e rrezikshme. Tani është i 13-ti me 24 pikë. Hoffenheimi është i 14-ti me 19 pikë.
Sulmuesi 20-vjeçar, Fisnik Asllani, luajti prej minutës së 46-të për Hoffenheimin. Ai ka katër paraqitje në Bundesligë këtë edicion.