Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Augsburgu pas Dresheviqit

Pas Sampdorias, edhe skuadra e Augsburgut ka shprehur interesim për mbrojtësin e Kosovës, Ibrahim Dresheviq, shkruan “Tuttomercatoweb” të martën.

Bëhet e ditur se ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresheviqin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Heerenveenin. Mirëpo, Sampdoria duhet ta mposhtë konkurrencën e ekipit nga Bundesliga, Augsburg, që po e sheh Dresheviqin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri.

25-vjeçari prej janarit të vitit 2019 ka qenë pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës, kurse karrierë ka bërë edhe në Suedi tek Elfsborgu. Sezonin 2021/22, Dresheviq regjistroi 32 paraqitje për ekipin holandez në të gjitha garat.