Augsburgu dhe Leipzigu zhvilluan ndeshje shumë të fortë, por në fund morën vetëm nga një pikë.
Augsburg – Leipzig u luajt të shtunën dhe përfundoi 2:2.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane.
Phillip Tietz shënoi për vendësit në minutën e 35-të, kurse Lois Openda për mysafirët katër minuta më vonë.
Benjamin Sheshko e kaloi Leipzigun në epërsi 2:1, në minutën e 52-të.
Por vetëm tetë minuta zgjati gëzimi i Leipzigut, pasi Ermedin Demiroviq i barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin përfundimtar, 2:2.
Edhe
Gruda me Leipzigun barazojnë në shtëpi me Dortmundin
Openda pati mundësi të shënonte për Leipzigun në minutën e 81-të, por dështoi nga penalltia.
Leipzigu ka 37 pikë dhe zë vendin e pestë pas 21 ndeshjeve, kurse Augsburgu mbetet me 23 pikë në mesin e tabelës.