Pierre Emerick-Aubameyang ka pranuar se hoqi dorë nga paga e tij prej 350 mijë funtesh në javë në Arsenal për t’iu bashkuar Barcelonës.
Vetë lojtari ka bërë të ditur se ka pranuar të luajë për më pak para vetëm për t’u transferuar te Barcelona.
“Unë me të vërtetë doja të shkoja te Barcelona. Hoqa dorë nga rroga, sepse është një mundësi që e keni një herë në jetë. Ishte diçka e pabesueshme. Është një ëndërr të luash në një fushë të tillë dhe të marrësh këtë ovacion. Isha shumë i kënaqur dhe i lumtur. E vërteta është se ishte e pabesueshme”, deklaroi Aubameyang.
Sulmuesi nga Gaboni u transferua në janar të këtij viti te Barça pasi shkëputi kontratën me Arsenalin.
Artikuj të ngjashëm