Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang përjashtohet edhe nga stërvitjet e Arsenalit

Pierre-Emerick Aubameyang nuk po stërvitet më me ekipin e parë të Arsenalit dhe pritet të punojë i vetëm në klub deri sa të largohet për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës me Përfaqësuesen e Gabonit. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, konfirmoi të premten se Aubameyang nuk do të jetë në ekip as për ndeshjen kampionale kundër Leeds Unitedit, që luhet të shtunën në kuadër të Premier Leagues.

Dhe Aubameyang nuk pritet të luajë përsëri për klubin para se të kthehet nga Kupa e Afrikës, e cila zhvillohet nga 9 janari deri më 6 shkurt. Aubameyangut iu hoq shiriti i kapiteni këtë javë nga trajneri Arteta, për atë që Arsenali e përshkroi si “shkeljen e tij më të fundit disiplinore” dhe nuk luajti në fitoret ndaj Southamptonit e West Hamit. Por, ai nuk ka hyrë në grevë ose nuk ka refuzuar të stërvitet, me klubin që ka krijuar një regjim që ai të punojë i vetëm për të ruajtur gjendjen e tij fizike në kompleksin “London Colney” të Arsenalit.

Si Arsenali, ashtu edhe lojtari presin që kjo situatë të vazhdojë deri sa ai të largohet për në Kupën e Afrikës, që zhvillohet në Kamerun. Ashtu si shumë lojtarë të Premier Leagues, Aubameyang pritej të largohej në datën më të fundit të mundshme, por ai tani ka të ngjarë të marrë lejen për t'u larguar në rastin më të parë. Turneu afrikan paraqet një pengesë për çdo klub, përfshirë edhe Barcelonën që ka shprehur interesim për ta transferuar Aubameyangun gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse ai nuk huazohet ose shitet, atëherë Arsenali pritet të rishikojë situatën e sulmuesit përsëri pas kthimit të tij nga Kameruni dhe Arteta do të duhet të vendosë nëse lojtari mund të rikthehet apo jo në stërvitjet e ekipit të parë dhe skuadrën e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Siç është raportuar nga mediumet angleze, Aubameyang nuk është i sigurt për të ardhmen e tij tek Arsenali dhe nuk e di nëse klubi do ta shesë gjatë muajit të ardhshëm. Arteta refuzoi të zgjerojë mungesën e vazhdueshme të Aubameyangut në konferencën e tij për shtyp të premten, duke thënë vetëm se ai “nuk do të jetë në dispozicion” për ndeshjen ndaj Leedsit, në të cilën Arsenali po kërkon ta forcojë pozitën e katërt në tabelë.

“Krejt çka mund të them është se vendimi i klubit mbetet në fuqi dhe Aubameyang nuk do të jetë pjesë e ekipit as për ndeshjen ndaj Leedsit. Kjo është e tëra që mund ta them deri në vendimin tjetër të klubit”, ka thënë Arteta.

Trajneri i Arsenalit ende nuk ka emëruar një kapiten të përhershëm si zëvendësues të Aubameyangut, duke u mbështetur në një grup drejtues që përmban lojtarë si Alexandre Lacazette dhe Granit Xhaka.

Lacazette mbajti shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, por do të largohet nga klubi në verë, kur i skadon kontrata aktuale. Prandaj Arteta mund të presë deri në fund të këtij sezoni përpara se të përcaktohet për kapitenin e ri, me Kieran Tierneyn dhe Martin Odegaardin në mesin e atyre që do të konsiderohen për këtë rol. Sa i përket Odegaardit, trajneri Arteta tha se është i impresionuar me

Edhe Arteta thotë se Arsenali po kalon periudhë të vështirë Futboll 3 muaj më parë Arteta thotë se Arsenali po kalon periudhë të vështirë

profesionalizmin e danezit në prapaskenë dhe shtoi se ai ka qenë fantastik në fushë në javët e fundit.

Norvegjezi, i cili është kapiteni i vendit të tij, ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit dhe është bërë shpejt një nga lojtarët më me ndikim të Arsenalit pas transferimit të tij nga Real Madridi para fillimit të këtij edicioni.

“Ai është shumë, shumë i ri, por tashmë ka shumë përvojë në klube të ndryshme dhe në futbollin ndërkombëtar”, tha Arteta për 23-vjeçarin. “Në javët e fundit, ai po i afrohet shumë nivelit të tij më të mirë. Ai është një lider natyral. Nëse kërkoni profesionistin e përsosur, ai nuk do të ishte shumë larg kësaj”, insistoi Arteta.