Arsenali ka njoftuar se ia ka hequr shiritin e kapitenit, Pierre-Emerick Aubameyangut, pas shkeljeve disiplinore.
Madje Arsenali ka njoftuar se Auba s’do të jetë as në listë të lojtarëve për ndeshjen e së mërkurës ndaj West Hamit në Premier League.
“Presim që të gjithë lojtarët tanë, në veçanti kapiteni, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve për të cilat jemi pajtuar të gjithë”, ka njoftuar Arsenali.
Artikuj të ngjashëm