Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Alonsos

Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, spanjollin Marcos Alonso ka raportuar të enjten “El Chiringuito”.

Alonso pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit dhe te Atletico shihet si përforcim i duhur për krahun e majtë. Mësohet se skuadra spanjolle është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Alonsos, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. 29-vjeçari, këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Chelsea pasi ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Premier League.

Alonso iu bashkua Chelseat në vitin 2016 nga Fiorentina kurse karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi e Boltoni.