Pasi dështoi në transferimin e Cesar Azpilicuetas, Barcelona është e bindur se këtë verë do t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të majtë, Marcos Alonso.
“Daily Mail” raporton se Barça tashmë ka arritur marrëveshje personale me Alonson dhe po negocion me Chelsean për lirimin e tij.
Chelsea po kërkon 15 milionë euro për spanjollin, ndërsa Barcelona po ofron dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se Alonsos i skadon kontrata vitin tjetër.
31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 dhe po pëlqehet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Tek ekipi spanjoll ka optimizëm se do ta finalizojnë marrëveshjen për Alonson gjatë javës së ardhshme.