Atletico Madridi ka triumfuar të mërkurën mbrëma ndaj Real Sociedadit duke bërë një hap të madh para drejt titullit të La Ligas.
Yannick Carrasco (16’) dhe Angel Correa (28’) shënuan për Atleticon, ndërsa Igor Zubeldia (83’) për Sociedadin.
Pas 36 xhirove Atletico kryeson me 80 pikë, katër më tepër se Barcelona që zë vendin e dytë. Real Madridi është i treti me 75 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.