Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico fiton ndaj Sociedadit

Atletico Madridi ka fituar ndaj Real Sociedadit të dielën në xhiron e nëntë të La Ligas spanjolle.

Atletico fitoi 2:1.

Për 1:0 realizoi Samuel Lino në minutën e 22-të.

Shifrat i barazoi Mikel Oyarzabal, pas 73 minutash lojë.

Por penalltia e saktë e Antoine Griezmannit ia siguroi pikët e plota vendësve.

Atletico pas tetë ndeshjeve të luajtura ka 19 pikë. Sociedadi mbetet me 15 pikë.