Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi nuk lejon befasi

Alvaro Morata ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim për ta udhëhequr Atletico Madridin drejt fitores ndaj Alavesit.

Të dielën mbrëma, Atletico fitoi me rezultatin 2:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të La Ligas spanjolle.

Morata në minutën e 26-të asistoi për Rordrigo Riquelme. Ndërkohë në minutën e parë shtesë në pjesën e parë realizoi për 2:0.

Alavesi realizoi golin e vetëm në minutën e 96-të. Shënues ishte Ander Guevara.

Atletico mban vendin e tretë me 25 pikë, tri më pak se Real Madridi dhe Girona. Por Atletico ka një ndeshje më pak të luajtur.

Alavesi është i 17-ti me nëntë pikë.