Atletico Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Cristiano Ronaldon.
“ESPN” ka bërë të ditur se ekipi spanjoll është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e yllit portugez për ta bindur të transferohet në La Liga.
Ronaldo do të largohet gjatë kësaj vere nga Manchester Unitedi.
Portugezi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ronaldo së fundmi ka refuzuar një ofertë nga një ekip i Arabisë Saudite pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Evropë.
Për Ronaldon në garë janë edhe Bayern Munichu dhe Chelsea.
Artikuj të ngjashëm