Arsenali është klubi i radhës që i është bashkuar garës për transferimin e Cristiano Ronaldos.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është pa klub, ndërsa drejtuesit e Arsenalit e shohin portugezin si zëvendësues të Gabriel Jesusit, i cili është i lënduar.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon titullin e kampionit në Angli. Ronaldo është ende në kërkim të një klubi të ri pas largimit nga Unitedi. Ka pasur raportime se Ronaldo mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, por ai e ka mohuar këtë.