Kampioni i Spanjës, Atletico Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Hertha Berlinit, Matheus Cunha, njofton “Sky” i Gjermanisë.
22-vjeçari do të transferohet për 30 milionë euro pasi detajet përfundimtare të marrëveshjes do të zgjidhen në ditët në vijim.
Evertoni po ashtu pati interesim për Cunhan, por dëshira e tij e parë ka qenë që të bëj karrierë në La Liga. Braziliani 22-vjeçar me Hertha Berlinin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, ndërsa në një ndeshje të këtij edicioni në Bundesliga ka kontribuar me një asistim.
Artikuj të ngjashëm