Manchester Unitedi është shumë afër marrëveshjes për transferimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha, ka raportuar “talkSPORT” të martën.
Bëhet e ditur se Unitedi është pajtuar t’i paguajë Atletico Madridit 50 milionë euro për 23-vjeçarin.
Cunha pritet të zyrtarizohet tek ekipi anglez brenda kësaj jave dhe ka gjasa të debutojë në ndeshjen kampionale kundër Liverpoolit.
Cunha iu bashkua Atleticos vitin e shkuar kurse këtë edicion ka një paraqitje me Atleticon. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Hertha e Berlinit, Leipzigu e Sioni.
Cunha, gjithashtu ka edhe shtatë paraqitje me Brazilin