Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cunha i bashkohet Wolverhamptonit

Sulmuesi nga Brazili, Matheus Cunha është larguar nga Atletico Madridi për ta vazhduar karrierën në Angli.

Cunha të premten i është bashkuar skuadrës së Wolverhamptonit, ndërsa do të jetë përforcimi i parë i ekipit anglez në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, Cunha është huazuar nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë për 40 milionë euro.

23-vjeçari ishte pjesë e Atletico Madridit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Hertha e Berlinit, ndërsa ka luajtur edhe për Leipzigun e Sionin.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion në 17 paraqitje në të gjitha garat ka bërë dy asistime.