Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cunha kalon te Wolverhamptoni

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe Brazilit, Matheus Cunha ka kompletuar huazimin te Wolverhamptoni. Marrëveshja përfshinë obligimin për ta blerë lojtarin për shifrën që mund të shkojë deri në 35 milionë funte.

Cunha do t’i bashkohet Wolvesit më 1 janar, pasi të marr lejen e punës.

“Reprezentuesi i Brazilit ka fluturuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka kompletuar kontrollimet mjekësore këtë javë, duke finalizuar huazimin që do të bëhet transferim i përhershëm deri në vitin 2027, nëse klauzola të caktuara aktivizohen”, shkruan në njoftimin e klubit të Premier Leagues.

Cunha i ka tetë paraqitje për Brazilin, ndërsa ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat për Atletico Madridin këtë edicion.

Por ka startuar vetëm dy herë në La Liga. Ka luajtur 370 minuta gjithsej në kampionatin spanjoll, ndërsa i ka dy asistime.

Cunha është lojtari i parë i transferuar nga Julen Lopetegui.