Sport

Asllani realizon gol, Interi shënon fitoren e nëntë rresht në Serie A

Kristjan Asllani

22:40- Interi ka vazhduar me fitore në Serie A. Të hënën mbrëma, Interi shënoi fitoren e nëntë rresht në elitën e futbollit të Italisë. Interi mposhti Genoan me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të Serie A. Dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë.

Fillimisht shënoi mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në minutën e 30-të, ndërsa tetë minua më vonë, Alexis Sanchez shënoi nga penalltia golin për 2:0. Genoa shënoi golin e nderit në minutën e 54-t nëpërmjet Johan Vasquez. Interi me fitore ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit. Zë vendin e parë me 72 pikë, 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë Juventusi. Genoa është në pozitën e 12-të me 33 pikë.


21:31 - Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë për Interin në Serie A.

Asllani shënoi për 1:0 në ndeshjen e Interit ndaj Genoas, që i takon xhiros së 27-të. Asllani në minutën e 31-të goditi fuqishëm nga zona për gol të bukur. Ai po kalon formë të lartë.