Juventusi i ka arkëtuar pikët e plota të dielën mbrëma.
“Zonja e Vjetër” në udhëtim fitoi 1:0 ndaj Genoas në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e dytë të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Juven ishte fitorja e dytë rresht pasi edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të ri e mposhti Parman me rezultatin 2:0.
Ndeshjen mes Genoas dhe Juventusit e vendosi goli i shënuar nga sulmuesi Dusan Vlahoviq në minutën e 73-të.
Genoa në xhiron e parë barazoi pa gola me Leccen.
Ndërkohë të dielën u zhvillua edhe ndeshja Torino – Fiorentina ku përfundoi baras pa gola.
Te Torino debutoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.