Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka përgëzuar kapitenin e skuadrës, Lautaro Martinezin, ndërsa ka bërë të ditur se ai po i qëndron afër vazhdimisht.
Futbollisti i Shqipërisë ishte në bankën rezervë të mërkurën mbrëma kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, u inkuadrua në lojë nga minuta e 61-të në fitoren 1:0 të Interit. Kjo fitore bëri që “nerazzurrët” ta sigurojnë kalimin nga faza e grupeve, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme sepse e kemi mbyllur kaptinën e kualifikimit. Nuk e di çfarë të them për Lautaron. Ai është i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës, një djalosh i artë. Ai më ka ndihmuar edhe në momentet më të vështira. E falënderoj për këtë. Jam i lumtur që klubi ka një kapiten si ai”, ka thënë Asllani, 21-vjeçar.
Asllani në këtë edicion ka zhvilluar 10-të paraqitje në Serie A dhe në “Champions”.