Armando Broja e ka regjistruar asistimin e parë me fanellën e Fulhamit.
Megjithatë, asistimi i sulmuesit shqiptar, nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij që ta shmangë disfatën në xhiron e 28-të të Premier Leagues angleze.
Fulhami u mposht 2:1 në udhëtim te Wolverhamptoni.
Rayan Ait-Nouri në minutën e 52-të shënoi për 1:0, kurse autogoli i Tom Ciarney, e dyfishoi epërsinë e vendësve.
Broja, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, asistoi në minutën e tetë të kohës shtesë për Alex Iwobin.
Ai e preku topin në zonë që u kthye në asistim për sulmuesin nigerian.
Fulhami mbetet në pozitën e 12-të me 35 pikë.
Wolverhamptoni ka 41 pikë në mesin e tabelës.
Artikuj të ngjashëm