Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja debuton me barazim te Fulhami

Armando Broja ka debutuar me barazim te skuadra e Fulhamit.

Broja u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, dhe menjëherë të shtunën luajti nga minuta e 74-t.

Fulhami barazoi me rezultatin 2:2 me Burnleyn, ndërsa ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Premier Leagues.

Portugezi Joao Palhinha shënoi në minutën e 17-të, kurse Rodrigo Muniz, katër minuta më vonë e dyfishoi epërsinë.

David Datro Fofana i shënoi të dy golat për Burnleyn, në minutën e 71-të dhe të 91-të.

Te Burnley në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.

Fulhami pas 23 ndeshjeve ka grumbulluar 26 pikë, ndërsa Burnley që po lufton për mbijetesë, ka 13 pikë.

Artikuj të ngjashëm