Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio mbetet te Reali

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Mesfushori Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, mediumet spanjolle kanë shkruar të enjten se Asensio po vlerësohet si lojtar i rëndësishëm për klubin madrilen dhe për këtë arsye krerët e Realit pritet së shpejti të nisin negociatat për rinovimin e kontratës së tij.

Asensio ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe klubi po dëshiron ta mbajë në “Santiago Bernabeu” të paktën deri në vitin 2025. 25-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka tre gola e një asistim në tetë paraqitje në të gjitha garat.