Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio ëndërron kalimin te Manchester Unitedi

Marco Asensio ka paralajmëruar se do të braktiste Real Madridin për një kalim te Manchester Unitedi.

Mesfushori spanjoll cilësohet si njëri prej lojtarëve me të ardhme të ndritur në futboll dhe Reali së fundmi ia vazhdoi kontratën deri në vitin 2023.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas katër paraqitjeve nga minuta e parë në dy muajt e fundit, 21-vjeçari ka filluar të dyshojë nëse dëshiron të mbetet te “Mbretërit”.

Sipas Diario Gol, ylli spanjoll dëshiron të luajë në Angli dhe shpreson që në një fazë të karrierës së tij të bashkohet me Unitedin.

Ky medium raporton se Zinedine Zidane do të ishte i hapur për shitjen e Asensios, i cili ka një çmim të lartë dhe klauzolë në kontratën e tij.