Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio nuk e mohon kalimin te Barcelona

Barcelona po mendon ta marrë falas Marco Asension verën e vitit të ardhshëm. Sulmuesi i Real Madridit ende nuk është pajtuar për një marrëveshje të re me Real Madridin, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Asensio ka preferuar të mos flasë për të ardhmen e tij.

“Nuk e kam menduar këtë. Nuk mund të jap përgjigje tani. Shumë miq më kanë treguar për lajmet se Barcelona më dëshiron. Kam marrë rreth 200 mesazhe. Ka shumë thashetheme dhe shumë gjëra që nuk i dimë. Në vitin 2023 do të ta kem mundësinë të transferohem te çdo klub sepse më përfundon kontrata”, ka thënë Asensio në një intervistë për “Cope”.

Artikuj të ngjashëm