Barcelona është e interesuar ta transferojë futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio. Barcelona do të mundohet ta bindë Asencion t’i bashkohet si lojtar i lirë gjatë verës së vitit të ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata me madrilenët. Kështu ka raportuar të hënën “Mundo Deportivo”.
Por Barcelona do të përballet në një konkurrencë me Newcastle United, që po ashtu është i interesuar ta transferojë reprezentuesin spanjoll.