Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Asension

Pasi dështoi për ta transferuar Cody Gakpon, Manchester Unitedi është fokusuar te spanjolli Marco Asensio. “Marca” ka bërë të ditur se Unitedi është i gatshëm t’i bëjë ofertë të majme Real Madridit për lirimin e Asensios gjatë këtij muaji.

26-vjeçari ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe Unitedi po shpreson ta bindë të transferohet në “Old Trafford”.

Tek Unitedi janë në kërkim të një sulmuesi të krahut dhe Asensio pëlqehet nga trajneri Erik ten Hag.

Asensio ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 17 paraqitje për Realin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2025, ndërsa ka luajtur në Spanjë edhe te Espanyoli e Mallorca.