Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd interesohet për Asension

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Marco Asensio.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez po synojnë transferimin e 26-vjeçarit, që nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me madrilenët dhe nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Spanja.

Krerët e klubit anglez janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Asensios.

Për spanjollin interesim ka shprehur edhe Milani.