Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në Kore të Jugut.
Asani të dielën shënoi një gol dhe kontribuoi edhe me asistim në fitoren e ekipit të tij, Gwangjus që fitoi thellë 4:0 ndaj Suwon Bluewingsit.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit të Koresë së Jugut. Asani shënoi golin në minutën e 38-të për 2:0, ndërsa asistoi në golin e tretë të shënuar nga Eom Ji-Seong në minutën e 47-të. Për Asanin 28-vjeçar ishte goli i shtatë, ndërsa ka edhe tre asistime.
Jasir Asani ⚽️ pic.twitter.com/9FLhco0Ffl
— Kuq e Zi ??⚽️ (@KuqeZiFootball) August 27, 2023
Artikuj të ngjashëm