Sulmuesi i Shqipërisë që aktivizohet te Gwangju në elitën e futbollit të Koresë së Jugut, Jasir Asani, ka shënuar dy gola të shtunën ndaj Anyangut dhe ia ka siguruar skuadrës së tij pikët e plota.
Gwangju e fitoi me rikthim të rezultatit ndeshjen e xhiros së tretë të kampionatit elitar të Koresë së Jugut, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBruno Mota shënoi për mysafirët në minutën e 16-të, kurse Asani i shënoi golat e fitores në pjesën e dytë.
Fillimisht në minutën e 57-të i barazoi shifrat në 1:1, ndërsa një minutë para mbylljes së takimit, Asani realizoi gol të bukur falë edhe një devijimi.
Ai tani i ka tri gola në po aq paraqitje në kampionat.
Gwangju pas tri ndeshjeve ka grumbulluar pesë pikë.