Sulmuesi i krahut, Jasir Asani, të dielën paradite dha kontribut të madh që skuadra e tij, Gwangju, të mos pësojë disfatë.
Gwangju barazoi 1:1 në udhëtim me Daegun në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Koresë së Jugut.
Asani e realizoi golin e epërsisë nga penalltia në minutën e 44-t. Por megjithatë goli i Reprezentuesit të Shqipërisë nuk mjaftoi që Gwangju t’i fitonte tre pikë.
Bruno Lamas i barazoi shifrat në minutën e 67-të. Edhe Lames njësoj si Asani realizoi nga pika e bardhë.
30-vjeçari Asani në 25 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 13 gola dhe ka bërë një asistim.
Asani është ftuar nga selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë.