Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali “shkatërron” edhe Burnleyn

Arsenali ka shënuar tjetër fitore të thellë si mysafir në Premier League. “Viktima” e radhës e skuadrës së Mikel Artetas ishte Burnley. Në xhiron e 25-të të sezonit, “Topçinjtë” fituan 5:0. Në xhiron e hskuar, Arsenali mposhti West Hamin me rezultat 6:0.

Kapiteni Martin Odegaard hapi serinë e golave në minutën e katërt. Bukayo Saka shënoi dy herë në minutat 41 dhe 47, para se Leandro Trossard e Kai Havertz të vulosnin fitoren e thellë të londinezëve.

Në tabelë, Arsenali pas 25 ndeshjesh ka 55 pikë në tabelë dhe pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë prapa Liverpoolit si lider.