Arsenali e ka shënuar fitoren e pestë rresht në të gjitha garat.
“Revolveristët” të shtunën në mbrëmje fituan përballë Wolverhamptonit 2:1 në kuadër të xhiros së 14-të të Premier Leagues.
Çështjen e fituesit, të besuarit e Mikel Artetas e përfunduan në pjesën e parë.
Bukayo Saka në minutën e gjashtë shënoi për 1:0, ndërsa Martin Odegaard, në minutën e 13-të, e realizoi golin e qetësisë.
Mysafirët shënuan një gol në minutën e 86-të me brazilianin Matheus Cunha, por që nuk mjaftoi për ta shmangur disfatën.
Arsenali me këtë fitore mban vendin e parë me 33 pikë në 14-të ndeshje.
Wolvesi mbetet me 15 pikë.
Artikuj të ngjashëm