Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Phillipsin

Arsenali është klubi i radhës që ka hyrë në garë për mesfushorin e Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.

Anglezi ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me Leedsit dhe këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë klubet angleze.

Raportohet se për Phillipsin janë të interesuara edhe Liverpooli, Chelsea, Manchester Unitedi, Newcastle dhe West Hami. 26-vjeçari ka kontratë me Leedsin deri në verën e vitit 2024.