Pas Napolit e Interit, edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e mesfushorit ofensiv të Newcastlet, Ayoze Perez. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Perez 25-vjeçar ka treguar paraqitje të mira këtë edicion te Newcastle dhe Arsenali është i gatshëm të shpenzojë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë katër asistime në 40 paraqitje këtë sezon.
Perez ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2021. Tek ekipi anglez është transferuar në vitin 2014 nga Teneriffe për dy milionë euro.
Artikuj të ngjashëm