Ekipi nga La Liga, Valencia, ka bërë ofertë për transferimin e sulmuesit të Newcastlet, Ayoze Perez.
Mediumet angleze kanë raportuar se Valencia i ka ofruar Newcastlet 30 milionë euro dëmshpërblim për Perezin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi anglez, transmeton Koha Ditore.
Perez 25-vjeçar, në edicionin e fundit ishte ndër lojtarët më të dalluar te Newcastle, duke shënuar 12 gola në 37 ndeshje në Premier League.
Ai te Newcastle është transferuar para pesë vjetësh nga Teneriffe dhe ka kontratë deri në vitin 2021. Krahas Newcastlet, interesim për shërbimet e Perezit ka treguar edhe skuadra e Tottenhamit.