Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Paquetan

Arsenali ka hyrë në garë për transferimin e Lucas Paqueta, raporton “Calciomercato”. Për mesfushorin brazilian në garë është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Interesim për ish-mesfushorin e Milanit ka shprehur më herët edhe Newcastle.

24-vjeçari është pjesë e Lyonit. Ai me këtë ekip ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 30 ndeshje.