Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në çerekfinale, fiton me penallti ndaj Portos

Arsenal

(Përditësuar, 23:50) - Portieri David Raya priti dy penallti për t’i mundësuar Arsenalit që të kualifikohet në çerekfinale të Championsit për herë të parë pas 14 vjetësh. Arsenali e eliminoi Porton të martën mbrëma pas ekzekutimit të penalltive. Në gjuajtjet nga pika e bardhë, londinezët fituan 4:2.

Martin Odegaard, Kai Havertz, Bukayo Saka e Declan Rice ishin të saktë nga penalltia për Arsenalin.

Te Porto realizuan braziliani Pepe dhe Marko Grujiq. Portieri i Arsenalit, David Raya priti gjuajtjen e dytë të realizuar nga Wendell e më pas edhe gjuajtjen e katërt dhe vendimtare, të kryer nga Galeno. Kishte festë të madhe te Arsenali e po ashtu tension mes dy skuadrave.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:0 për Arsenalin, ashtu si kishte përfunduar ndeshja e parë në Portugali në të mirë të Portos. Leandro Trossard realizoi golin për Arsenalin në minutën e 41-të. Gola nuk u shënuan në dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa penalltitë përcaktuan që Arsenali të jetë në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.


(Përditësuar - 23:45) Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Championsit. Arsenali e eliminoi pas penalltive skuadrën portugeze, Porto.

Edhe Arsenali fiton dramën e 16 penalltive Futboll Arsenali fiton dramën e 16 penalltive

Penalltitët do ta vendosin fituesin e ndeshjes Arsenal - Porto.

Në dy vazhdimet nga 15 minuta, nuk realizuan gol asnjëra skuadër.


Arsenali e Porto do të luajnë dy vazhdimet nga 15 minuta për të caktuar se cila prej këtyre dy skuadrave do të avancojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali po udhëheq 1:0 pas kohës së rregullt, ndërsa me rezultat të njëjtë kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Portugali, por në të mirë të Portos.


Arsenali me epërsi minimale pas pjesës së parë

Arsenali e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Portos.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Emirates” dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Edhe Raya pret penallti Futboll Raya pret penallti

Leandro Trossard e shënoi golin e vetëm në minutën e 41-të.

Ndeshja e parë në Portugali përfundoi 1:0 në të mirë të Portos.