Pjesa e parë e ndeshjes mes Portos dhe Arsenalit është mbyllur pa gola. Ballafaqimi që po zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Estadio do Dragao”, është i pari i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Portugezët e patën mundësinë më të mirë në 45 minutat e para të ndeshjes.
Futbollisti i krahut, braziliano Galeno, e qëlloi shtyllën për skuadrën portugeze në minutën e 21-të. Më pas nuk shënoi pas topit të kthyer.
“Revolveristët” po e kërkojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010.