Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali mund ta transferojë Grimaldon me çmim të lirë

Mbrojtësi i krahut të majtë i Benficas, Alex Grimaldo, mbetet kandidat serioz për një transferim të mundshëm te skuadra e Arsenalit.

“Revolveristët” mund ta transferojnë mbrojtësin 26-vjeçar për çmimin e ulët prej 7 milionë eurosh, për shkak se kontrata e portugezit skadon vitin tjetër, ka raportuar të enjten mediumi “The Sun”.

Grimaldo ka qenë pjesë e Akademisë së famshme të Barcelonës, “La Masia”, ndërsa më pas i është bashkuar klubit portugez.

Në 47 paraqitje në të gjitha garat në sezonin që shkoi, Grimaldo realizoi gjashtë gola dhe pati nëntë asistime në të gjitha garat.

“The Sun” ka shkruar po ashtu se Arsenali e synon edhe Youri Tielemansin e Leicester Cityt për rreth 36 milionë euro.

26-vjeçari Tielemans ka mbi 100 paraqitje në Premier League.