Arsene Wenger është i hapur për shitjen e Shkodran Mustafit gjatë këtij afati kalimtar – vetëm 12 muaj pasi transferoi në Londër mbrojtësin shqiptar.
Mustafi kaloi tek Arsenali verën e kaluar për 40 milionë euro, por klubi seriozisht është duke menduar shitjen e tij. Interi tashmë ka shprehur interesim për të, derisa Juventusi është duke e monitoruar situatën e shqiptarit.
Arsenali dëshiron të fitojë afërsisht aq sa pagoi për Mustafin, prandaj çmimi prej 35 milionë eurove mund të jetë i mjaftueshëm për ta shitur mbrojtësin.
Mustafi shkëlqeu në muajt e parë pas transferimit, por forma e tij u zbeh kah fundi i kampionatit në Angli – rol të madh të humbjes së formës luajtën lëndimet që pësoi shqiptari.